Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, kroatin Mateo Kovaçiq. “Tuttosport” ka njoftuar të enjten se Juventusi po bën gati ofertën për transferimin e Kovaçiqit në fund të sezonit.
Ai tek ekipi italian po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe Juventusi do të përpiqet ta bindë Chelsean në lirimin e tij. 28-vjeçari prej vitit 2019 është pjesë e Chelseat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Interi.
Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro. Kovaçiqi ka një gol e një asistim në 20 paraqitje për Chelsean këtë sezon.