Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Kovaçiqin për Zakarian

Mateo Kovacic

Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë Chelsean për shkëmbimin e lojtarëve në fund të këtij sezoni. “Tuttosport” ka njoftuar të hënën se Juventusi ka kërkuar mesfushorin kroat Mateo Kovaçiq në shkëmbim të zviceranit Denis Zakaria.

Zakaria para fillimit të këtij sezoni u huazua te Chelsea dhe ekipi londinez ka opsionin e blerjes në verë për 20 milionë euro.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka shtatë paraqitje dhe një gol të shënuar. Në anën tjetër, Kovaçiq ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 dhe pritet të largohet këtë verë. Deri më tani, ai ka një gol dhe një asistim në 22 ndeshje në të gjitha garat.