West Ham Unitedi ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin e Juventusit, Denis Zakaria. “Calciomercato” raporton të enjten se West Hami ka ofruar 20 milionë euro për reprezentuesin e Zvicrës, të cilin Juventusi e ka nxjerr në shitje.
Zakaria po pëlqehet nga ekipi anglez, ndërsa Juventusi për kartonin e tij po kërkon të paktën 25 milionë euro.
Ai edicionin e fundit ishte i huazuar te Chelsea, që nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij dhe është gati të rikthehet në Angli për të luajtur me fanellën e West Hamit.
26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit të shkuar nga Borussia Moenchengladbachu për 10 milionë euro.
Ai te West Hami po shihet si zëvendësim për Declan Ricen, i cili do ti bashkohet Arsenalit.