Ekipi nga Premier League, West Ham Unitedi po shihet favorit për transferimin e Ardon Jasharit nga Luzerni.
Madje, mediumet zvicerane të martën kanë raportuar se West Hami ka bërë tashmë ofertë zyrtare për Jasharin, të cilin po synon ta transferoj në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se ekipi anglez ka ofruar 10 milionë euro, duke parakaluar Freiburgun, Villarrealin e Bolognan, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për 21-vjeçarin. Thuhet se Luzerni është i kënaqur me ofertën e West Hamit dhe palët mund ta arrijnë marrëveshjen gjatë javëve në vazhdim. Jashari ka kontratë me ekipin zviceran deri në vitin 2026, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira.
Në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Jashari ka shënuar 4 gola dhe ka bërë dy asistime. Jashari është produkt i akademisë së Luzernit, ndërsa me ekipin ka debutuar në fillim të vitit të shkuar.
Ai gjithashtu ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës.
Edhe
Fundjavë vendimtare për lëvizjen e Jasharit te Milani
LEXO EDHE: