Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari e dëshiron vetëm Milanin

Ardon Jashari

Mesfushori i Club Brugget, Ardon Jashari, ka refuzuar kalimin te një skuadër e njohur në Premier League.

Sajti “Sempremilan”, ka shkruar të shtunën se prioriteti i Jasharit është të transferohet te Milani. Mësohet se West Ham Unitedi dëshironte t’i siguronte shërbimet e Jasharit. Por Reprezentuesi i Zvicrës në mendje e ka vetëm Milanin.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes Milanit dhe Brugget.

Ditë më parë, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, deklaroi se Jashari dëshiron të luaj në “San Siro”. Milani së fundi ka rritur ofertën për Jasharin në 35 milionë euro.

Brugge më herët e refuzoi një ofertë nga Milani për Jasharin.

Edhe Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge Futboll Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge

Nëse transferohet te Milani, Jashari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Paga e tij pritet të jetë 2.8 milionë euro neto.

Ai edicionin e kaluar shkëlqeu me Bruggen. 22-vjeçari Jashari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029.