Një tjetër klub i madh i është bashkuar garës për transferimin e mesfushori të Club Brugget, Ardo Jashari.
Sipas gazetës angleze “Mirror”, Manchester United, është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar. Gazeta angleze po ashtu ka raportuar se tashmë Unitedi ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit belg.
Club Brugge ka refuzuar ofertën e Fulhamit dhe West Hamit për Jasharin. Interesim më herët për mesfushorin e talentuar të Zvicrës kanë shprehur edhe Manchester City, Paris Saint-Germani dhe Milani.
Jashari me Club Bruggen ka kontratë deri në vitin 2029.