Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zakaria rikthehet në Angli

Mesfushori defensiv, Denis Zakaria, do të rikthehet në futbollin anglez, por këtë herë si transferim i përhershëm dhe jo në formë huazimi.

“Tuttosport” shkruan të martën se Zakaria do të transferohet te West Ham Unitedi, ekip që parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin për shërbimet e tij. Mësohet se ekipi anglez është pajtuar të paguajë 20 milionë euro për reprezentuesin e Zvicrës, i cili edicionin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea.

26-vjeçari shënoi 1 gol në 13 paraqitje për Chelsean, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2016. Ai iu bashkua Juventusit në janar të vitit të shkuar nga Borussia Moenchengladbachu.