Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do ta shesë Zakarian në verë

Juventusi është duke synuar ta shesë mesfushorin Denis Zakaria në verë, raporton “Evening Standard”.

Reprezentuesi i Zvicrës është i huazuar te Chelsea, ndërsa klubi londinez ka opsion për ta blerë atë në verë për 27 milionë funte. Por, Chelsea ende nuk ka vendosur nëse do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Mirëpo, Juventusi megjithatë nuk mendon ta rikthejë Zakarian.

Në rast se Chelsea nuk e transferon Zakarian, atëherë krerët e Juventusit synojnë ta shesin atë në ndonjë skuadër tjetër.