Mesfushori i Zvicrës, Denis Zakaria, nuk bën pjesë në planet e Juventusit dhe për këtë arsye do të shitet në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur “Calciomercato” të premten.
Mësohet se Juventusi po kërkon 20 milionë euro për kartonin e Zakarias, i cili aktualisht është i huazuar te Chelsea.
Skuadra nga Londra duket se nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në verë dhe për këtë arsye Juventusi tashmë po kërkon blerës për mesfushorin defensiv.
Zakaria verën e shkuar u huazua te Chelsea që pagoi tre milionë euro, ndërsa në Angli nuk ka pasur hapësirë të madhe. 26-vjeçari ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai iu bashkua Juventusit në janar të vitit të shkuar nga Borussia Moenchengladbachu.