Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Zakarian

Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv Denis Zakaria, raporton “Mundo Deportivo” të martën. Bëhet e ditur se zvicerani po pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez dhe krerët e Barcelonës së shpejti do t’i nisin kontaktet me Juventusin.

Zakaria para fillimit të këtij sezoni u huazua për një vit te Chelsea, por ekipi anglez nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij për 20 milionë euro. Te Barça janë gati të shpenzojnë një shumë të tillë për Zakarian, i cili ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2026.

26-vjeçari këtë edicion ka pasur pak paraqitje te Chelsea, ku ka shënuar një gol në 13 ndeshje të luajtura. Para se t’i bashkohej Juventusit në janar të vitit të shkuar, Zakaria karrierë ka bërë edhe te Borussia Moenchengladbachu e Young Boysi.