Mesfushori Denis Zakaria do të mbetet pjesë e Chelseat edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttosport” ka raportuar të martën se ekipi anglez ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së futbollistit zviceran.
Zakaria u huazua te Chelsea para fillimit të këtij sezoni dhe ekipi nga Londra duhet të paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij të përhershëm. Te Chelsea janë të kënaqur me paraqitjet e Zakarias, i cili pritet të firmos kontratë afatgjate me ekipin nga “Stamford Bridge”.
Ai deri më tani, ka regjistruar 10 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2026. Zakaria iu bashkua Juventusit në fillim të vitit të shkuar për t’u larguar pas vetëm gjashtë muajve nga Italia.