Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovaçiqi mund t’i bashkohet Cityt

Manchester City ka hyrë në garë për ta transferuar mesfushorin kroat, Mateo Kovaçiq. Kështu ka raportuar të mërkurën “Football Insider”.

City ka dështuar ta transferojë Jude Bellinghamin, që bëhet e ditur se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridit, dhe ka kthyer sytë kah futbollisti i Chelseat. 29-vjeçari kroat me klubin nga Londra ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Ai më herët ka luajtur edhe për Real Madridin, Interin dhe Dinamo Zagrebin.

Ai në 35 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm