Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq, do t’i mungojë skuadrës së Manchester Cityt në Kupën e Botës për Klube.
Kovaçiq i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një lëndimi në tendinën e Akilit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mesfushori kroat tani do të humbë Kupën e Botës për Klube. Mateo do ta kalojë verën duke u rikuperuar nga operacioni dhe të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë”, ka shkruar City të hënën në faqen zyrtare.
Kovaçiqit i ka penguar ky lëndim dhe ka vendosur që t’i nënshtrohet operimit.
Ai nuk ishte i gatshëm që t’i ndihmojë Cityt në finalen e Kupës FA muajin e kaluar ndaj Crystal Palacet.
City më 18 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Botës për Klube ndaj skuadrës Wydad.
31-vjeçari Kovaçiq në edicionin që tashmë ka përfunduar ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 42 ndeshjet e zhvilluara.
Ai pjesë e Cityt është nga viti 2023 kur u transferua nga Chelsea për 29 milionë euro.