Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, do t’i nënshtrohet një operimi në shpinë javën tjetër. Këtë e bëri të ditur trajneri i Cityt, Enzo Maresca.
Rodri kishte lënduar ligamentet e gjurit në vitin 2024 dhe ka munguar shumë gjatë. Këtë verë e udhëhoqi Spanjën si kapiten drejt triumfit në Kupën e Botës. U shpall futbollisti më i mirë i Botërorit.
Maresca nuk ka treguar se sa do të mungojë Rodri, por ka theksuar se dëshiron që ai të mbetet pjesë e skuadrës. Ka spekulime për të ardhmen e spanjollit.
“Për lojtarët e mëdhenj ka gjithnjë spekulime, kështu që nuk jam i brengosur për këtë. Mendoj se është normale pasi e fitoi edhe Kupën e Botës. Është një prej lojtarëve më të mirë dhe mendoj se secili trajner dëshiron ta ketë Rodrin”, ka thënë Maresca.
“Por ai tani ka operimin, të hënën mendoj, dhe i duhet pushimi. Ai duhet të pushojë, të rikuperohet dhe më pas do të kthehet me ne”.