Kapiteni i Chelseat, Reece James, pritet të mungojë deri në tre muaj pasi është operuar në gju.
Mbrojtësi 26-vjeçar u lëndua në stërvitje para fitores 5:1 të Chelseat ndaj Bournemouthit në vikendin e kaluar.
Jamesi tani e ka nisur fazën e rikuperimit, por “blutë” nuk kanë shkruar për datën e kthimit të tij në fushë.
Jamesi në sezonet e fundit ka pësuar shumë lëndime. Shkaku i tyre ka munguar në Botërorin 2022 me Anglinë në Katar.
Ai luajti në Botërorin 2026 të mbajtur në verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA, dhe e fitoi medaljen e bronztë.