Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Quansah dhe James mungojnë në stërvitjen e Anglisë

Reece James

Përfaqësuesja e Anglisë është duke u përballur me telashe për shkak të lëndimeve të futbollistëve.

Mbrojtësit Jarell Quansah dhe Reece James munguan në stërvitjen e së martës në prag të ndeshjes ndaj Kongos.

Anglia të mërkurën nga ora 18:00 luan ndaj Kongos në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës.

Quansah e lëndoi kyçin e këmbës në fitoren 2:0 të Anglisë ndaj Panamasë në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 63-të.

Ndërsa lideri i skuadrës së Chelseat, James, mungoi në ndeshjen ndaj Panamasë.

Edhe James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje Botërori 2026 James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje

Ai është duke u përballur me një lëndim në kofshë. Gjithashtu pritet të mungojë edhe ndaj Kongos.

26-vjeçari James ishte startues në dy ndeshjet e para të grupit, ndaj Kroacisë dhe ndaj Ganës.

Federata e Futbollit e Anglisë ka bërë të ditur se të dy mbrojtësit janë duke zhvilluar programe individuale stërvitore.