Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Rice pritet të kthehet në formacionin titullar

Rice

Anglia ka pranuar lajme të mira të dielën para ndeshjes ndaj Kongos, e vlefshme për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës. 

Kampioni i Premier Leagues me Arsenalin, Declan Rice, nuk luajti ndaj Panamasë për shkak të një shqetësimi në pulpë.

Por, pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ta udhëhequr mesfushën e “Tre Luanëve”. 
BBC Sport ka raportuar se intensiteti i Ricet në stërvitje ka vazhduar të rritet.