Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jamesi vazhdon kontratën me Chelsean edhe për gjashtë vjet

Reece James

Foto: Associated Press

Kapiteni Reece James e ka nënshkruar kontratën e re gjashtëvjeçare me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032.

26-vjeçari është produkt i Chelseat, ndërsa në ekipin e parë debutoi në shtator të vitit 2019. Mbrojtësi anglez është më i paguari te Chelsea me 250 mijë funte në javë.

Kontrata e mëparshme e Jamesit skadonte në vitin 2028.

James ka qenë titullar në 19 prej 26 ndeshjeve në Premier League këtë edicion, ndërsa në total i ka 225 paraqitje për klubin.

“Jam shumë i lumtur që e vazhdova kontratën. Chelsea do të thotë shumë për mua. E kam thënë gjithmonë se dua që vitet më të mira t’i kem këtu”, ka deklaruar ai.

Edhe Jamesi operohet në gju, mungon tre muaj Futboll Jamesi operohet në gju, mungon tre muaj

James e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, bashkë me Superkupën e Evropës.

Vitin e kaluar e fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube. Kapiten u bë para tre vjetësh.