Chelsea ka arritur marrëveshje me Jordan Hendersonin, i cili do t’i bashkohet klubit londinez si lojtar i lirë.
Mesfushori anglez pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Kështu ka raportuar të mërkurën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Henderson tashmë ka shkëputur kontratën me Brentfordin, ndërsa në ditët në vijim do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Chelsea së shpejti pritet ta zyrtarizojë ish-kapitenin e Liverpoolit si afrimin më të ri.
“Largohem nga Brentfordi me shumë mirënjohje për mundësinë që më dha klubi dhe për mbështetjen dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime që nga dita e parë. Rikthimi në Premier League ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe Brentford më dha atë shans. Do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë”, ka thënë reprezentuesi i Anglisë për faqen zyrtare të Brentfordit..
Edhe
Henderson i bashkohet Chelseat
36-vjeçari pjesë e Brentfordit ishte nga viti i kaluar.
Henderson nga viti 2011 deri në vitin 2023 luajti për Liverpoolin. Në Premier League ka luajtur edhe për Sunderlandin dhe Coventryn.