Chelsea është duke u interesuar për transferimin e futbollistëve të Lilles, Victor Osimhen dhe Gabriel, shkruan “Le10Sport”.
Sulmuesi 21-vjeçar nga Nigeria, Osimhen këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe asistuar gjashtë tjerë në 38 ndeshje në të gjitha garat për klubin francez. Për të po interesohen shumë klube evropiane, por Chelsea shpreson ta fitojë garën.
Mbrojtësi 22-vjeçar brazilian Gabriel Magalhaes ka luajtur këtë edicion 34 ndeshje, duke shënuar një gol.

Artikuj të ngjashëm