Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon transferimin e Osimhenit

Victor Osimhen mund ta vazhdojë karrierën në Premier League të Anglisë nga janari i vitit të ardhshëm. Interesim për sulmuesin e Napolit ka shprehur Chelsea. Kështu ka raportuar “The Telegraph”.

Nigeriani 24-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 120 milionë euro.

Në 11 ndeshje Osimhen ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë. Interesim për sulmuesin nigerian kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera të njohura evropiane.

Artikuj të ngjashëm