Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen synon transferimin në Angli

Victor Osimhen - Napoli

Sulmuesi Victor Osimhen është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Premier League, ka shkruare “Calciomercato” të hënën.

Nigeriani ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Napoli këtë verë, pasi ka ftuar ekipet angleze që të bëjnë ofertë për shërbimet e tij. Manchester Unitedi dhe Chelsea, janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Osimhenin që ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Te Napoli janë të gatshëm ta lënë të lirë Osimhenin këtë verë, por vetëm nëse marrin një ofertë deri në 100 milionë euro. 24-vjeçari këtë edicion u shpall kampion me Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille. Ai ka shënuar 31 gola në 39 paraqitje në edicionin e fundit për skuadrën italiane.

Artikuj të ngjashëm