Skuadra e Chelseat ka njoftuar Napolin se është gati për ta paguar klauzolën e lirimit për sulmuesin Victor Osimhen me të përfunduar edicioni aktual. “Calciomercato” shkruan të mërkurën se Chelsea po synon transferimin e Osimhenit në verë, pasi nigeriani ka deklaruar se ëndërron të luajë në kampionatin anglez.
Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 130 milionë eurosh, të cilën Chelsea është gati ta paguajë.
Osimhen po shihet te skuadra londineze si përforcim i madh për sulmin prej edicionit të ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që t'i sigurojë shërbimet e tij.
Osimhen edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit të Italisë me Napolin, ndërsa këtë edicion ka shënuar 16 gola në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Lille.