Juventusi pritet që ta paguajë klauzolën e lirimit për sulmuesin Victor Osimhen, për ta sjellë nigerianin në “Allianz Stadium” në këtë afat kalimtar veror.
Osimhen është futbollist i Napolit, por është i huazuar te skuadra e Galatasarayt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNigeriani ka realizuar 24 gola në 27 paraqitje në kampionatin turk në këtë edicion, ndërsa i ka 33 gola të shënuar në 37 ndeshje në të gjitha garat. Osimhen pritet të shitet nga Napoli.
Klauzola e tij është 75 milionë euro për klubet jashtë Italisë, ndërsa Juventusi pritet të shpenzojë deri në 85 milionë euro për blerjen përfundimtare të sulmuesit 26-vjeçar, ka njoftuar “Corriere dello Sport” të premten.
Për Osimhenin interesim kanë shprehur edhe skuadra të Arabisë Saudite. Al Hilali është njëra prej tyre.