Ferizaj e ka fituar derbin e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor të Ligës së Parë në futboll.
Ferizaj e mposhti 3:1 skuadrën e Lirisë së Prizrenit.
Derbi i xhiros së 18-të u zhvillua në fushën me bari artificial në Ferizaj.
Ferizaj i është afruar në gjashtë pikë kampiones së stinorit vjeshtor të Ligës së parë, Lirisë.
Liria është e para me 42 pikë, kurse Ferizaj në vendin e parë me 36 pikë.
Ndeshja u mbyll pas 18 minutave shtesë, ndërsa pati edhe tre kartonë të kuq. Një për Lirinë e dy për Ferizajn.
Ardi Shala, Emir Skenderi dhe Erion Sadriu shënuan për vendasit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Fitim Susuri.