Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për golin e shënuar në fitoren 1:0 të Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në “Stamford Bridge” të mërkurën, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Muriqit iu anulua një gol në pjesën e parë për faull të shkaktuar ndaj kundërshtarit. Goli iu anulua pas rishikimit me VAR.
Në fakt, arbitri i Michael Oliver i Anglisë i kishte thënë Muriqit se e kishte anuluar golin për prekje me dorë në minutën e 17-të. Por më vonë arbitri anglez kishte theksuar se nga dhoma e VAR-it i kishin thënë se Muriqi kishte shkaktuar faull.
“E pyeta gjyqtarit për golin dhe ai tha se 'Pashë prekje me dorë', si arsye për anulimin e tij. Isha shumë i sigurt se nuk e kisha prekur me dorë. Kjo është arsyeja pse mendova se ishte padyshim një gol. Pastaj, gjatë daljes në fushë për pjesën e dytë, e pyeta sërish, 'Pse e anuluat golin?' Ai tha, 'E anulova për prekje me dorë, por më thanë nga VAR se ishte një faull.' Kështu që e pashë gabimin dhe po, u dëshpëruam pak. Por u habita që një gjyqtar me përvojë në Premier League do të jepte një faull për këtë", ka thënë Muriqi.
Muriqi e realizoi golin e fitores në minutën e 56-të. Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Shakhtarit.