Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy italianë të vdekur nga një sulm iranian në Kuvajt

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Dy shtetas italianë janë vrarë në një sulm me dronë iranianë në Kuvajt, i ka thënë Reuters të enjten një burim i afërt me çështjen.

Sipas burimit, viktimat ishin teknikë të kompanisë gjermane të mbrojtjes “Rheinmetall”.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftuar më herët se ushtria e vendit kishte zbuluar disa dronë në hapësirën e saj ajrore, në atë që e cilësoi si një sulm iranian.

Irani ka sulmuar ditëve të fundit vazhdimisht shtetet e Gjirit, aleate të SHBA-së, me pretendimin se po sulmonte bazat amerikane në to. 

Lufta SHBA-Iran ka nisur me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për fundin e saj.