Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten dy oficerë të ministrisë së Brendshme të Kuvajtit

Iran

Foto: Associated Press

Ministria e Brendshme e Kuvajtit ka bërë të ditur të dielën se dy nga oficerët e saj u vranë "ndërsa kryenin detyrat", sipas një postimi në X.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tyre, por Kuvajti ka kapur dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ndaj Iranit, që prej 28 shkurtit kur nisën një ofensivë të përbashkët ndaj tij.

Sulmet u nisën dy ditë pas rundit të tretë të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të Teheranit. 

Lexo përditësimet tjera
iran

Ushtria izraelite njofton për valë të re sulmesh ndaj Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan në platformën X se sapo kanë “nisur një valë...