Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Logoja e re në Rahovec shkakton debat pas largimit të “Sahatkullës”

rahovec

Ndryshimi i logos së komunës së Rahovecit ka ngjallë debat të gjerë në këtë komunë.

Heqja e “Sahatkullës” nga logoja e Rahovecit dhe zëvendësimi i saj me “Yllin dardan”, ka ngjallë reagime të shumta në këtë komunë.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Jusuf Dermala në një intervistë në emisionin “tre8tre”, ka thënë se nuk janë kundër ndërrimit të logos, por kërkojnë që pjesë e logos të mbetej edhe “Sahatkulla”.

“Me ndryshimet statutare është edhe ndryshimi i logos së Rahovecit. Qytetarët e Rahovecit janë mësuar me këtë logo dhe e kanë pasur një identitet të tyre, prandaj e kanë kundërshtuar logon e re. Logoja e vjetër është dashur të lihet siç është. Shumica e asamblistëve e kanë votuar këtë logo megjithëse në komisionin përbërë nga kryetari i komunës nuk ka pasur ndonjë historian apo arkeolog”, ka thënë asamblisti Dermala.

Ai ka theksuar se nuk janë kundër “Yllit dardan”, porse, sipas tij, ai përfaqëson krejt Kosovën dhe jo vetëm komunën e tyre.

Edhe Banorët e “Dardanisë”, të shqetësuar me tunelin e Xhamisë Qendrore Arbëri Banorët e “Dardanisë”, të shqetësuar me tunelin e Xhamisë Qendrore

“’Sahatkullën’ e kanë zëvendësuar me ‘Yllin dardan’.‘Ylli dardan’ është i yni dhe e dimë të gjithë, por unë kam tentuar që në seancën e djeshme të tregoj se Ylli dardan’ e identifikon krejt Kosovën e jo vetëm komunën tonë. Këtu është pakënaqësia ime që e kam kundërshtuar.”

Arsyetimi i ekzekutivit se “Sahatkulla” është ndërtuar në periudhën osmane, sipas Dermalës nuk qëndron, pasi brenda saj ekziston edhe një kala ilire.