Lille ka pranuar një ofertë prej 84.5 milionë euro nga një klub për Victor Osimhenin, shkruan “Telefoot”.
Emri i klubit që ka bërë ofertën nuk është bërë i ditur.
Nigeriani 21-vjeçar po kërkohet nga Liverpooli e Chelsea. Ai ka shënuar 18 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për Lillen këtë stinor.