Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille kërkon 100 milionë euro për Osimhenin

Foto: Reuters

Lille kërkon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, njofton “Le 10 Sport” të enjten, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Nigerisë është duke u kërkuar nga Tottenhami e Liverpooli. Ai ka impresionuar që kur iu bashkua Lilles në verë të vitit të kaluar nga Charleroi për 12 milionë euro. Këtë stinor ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar 18 gola dhe asistuar gjashtë tjerë.

Kontrata e Osimhenit 21-vjeçar me Lillen skadon në verën e vitit 2024.