Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadrat angleze pas sulmuesit Osimhe

Liverpool, Chelsea dhe Tottenham janë zyrtarisht skuadrat që janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Lillet, Victor Osimhe.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Sky Sports”. Tri ekipet nga Premier League po kërkojnë transferimin e sulmuesit 20-vjeçar, gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Nigeriani Osimeh, këtë edicion po shkëlqen te skuadra franceze, pasi deri më tani ka realizuar 12 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat. Osimhe te Lille u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Charleroi për 13 milionë euro dëmshpërblim kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Wolfsburgu.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2024. Osimeh ka edhe tetë ndeshje e katër gola të shënuara me Nigerinë.

Artikuj të ngjashëm