Forma e mirë që sulmuesi Victor Osimhen ka bërë që shumë ekipe të interesohen për shërbimet e tij.
Së fundmi, në garë për transferimin e tij është futur edhe skuadra e Chelseat.
Mediumet britanike raportojnë të enjten se londinezët do të tentojnë ta bindin Napolin në lirimin e nigerianit në fund të sezonit aktual. Te Chelsea thuhet se janë gati të ofrojnë deri në 150 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit. Osimhen ka shënuar 17 gola në 21 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2020.