Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e lë Aubameyangun jashtë listës së Championsit

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga lista e ekipit të Chelseat për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, në të cilën janë përfshirë tri prej përforcimeve të afatit kalimtar të janarit.

Trajneri Graham Potter ka vendosur ta lë Aubemeyangun jashtë listës për të bërë vend për Enzo Hernandezin, Mykhaylo Mudrykun e Joao Felixin.

Po ashtu, jashtë listës së Championsit kanë mbetur edhe Benoit Badiashile, David Fodana e Noni Madueke.

Chelsea më 15 shkurt do ta luajë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit kundër Borussia Dortmundit në udhëtim.

Artikuj të ngjashëm