Futboll

Aubameyangu pritet të kthehet te ish-skuadra

Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është shumë afër që të kthehet te ish-skuadra e tij, Marsielle.

“Foot Mercato” ka shkruar të shtunën se 36-vjeçari nga Gaboni do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin për të cilin u paraqit në edicionin 2023/24.

Aubameyangu e ka shkëputur më herët kontratën me skuadrën saudite Al Qadsiah.

Ai realizoi 21 gola dhe dhuroi tri asistime në 36 paraqitje për këtë skuadër.

Në elitën e futbollit francez, Aubameyangu ka luajtur në 154 ndeshje, ndërsa ka realizuar 58 gola e 31 asistime.

Ai në mesin e shumë skuadrave, karrierë ka bërë edhe te Milani, Dortmundi, Arsenali, Barcelona e Chelsea.