Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të lëvizë në drejtim të ligës MLS dhe do të luftojë për një vend te skuadra e Chelseat, ka shkruar “Daily Telegraph” të shtunën.
Trajneri Graham Potter, që e la Aubameyangun jashtë listës për në Ligën e Kampionëve, ka thënë në konferencën për shtyp të premten se nuk ka diçka konkrete rreth kësaj çështjeje.
“Ai ka stërvitur me ne këtë javë dhe ka stërvitur shumë mirë. Ai po sillet mirë dhe është një profesionist i vërtetë. Po i përkrah edhe bashkëlojtarët. Përderisa është këtu, ai do të bëj saktësisht atë çfarë unë pres nga ai, që është stërvitja e mirë dhe sjellja e mirë”, është shprehur Potter.
33-vjeçari nga Gaboni ka një gol të shënuar në Premier League këtë edicion.
Dy gola e një asistim ka në Ligën e Kampionëve.