Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang do ta vazhdojë karrierën në SHBA, ka njoftuar “Daily Mail” të enjten. Ai do të largohet nga skuadra e Chelseat për t’u transferuar te Los Angeles FC, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje.
Edhe Chelsea ka pranuar ofertën e ekipit amerikan dhe zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet brenda këtij muaji. Aubameyangu ka kërkuar largimin nga ekipi londinez pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Graham Potter dhe me ekipin amerikan pritet të firmosë kontratë dyvjeçare.
33-vjeçari iu bashkua Chelseat verën e shkuar nga Barcelona, ndërsa këtë sezon ka shënuar tri gola në të gjitha garat. Ai me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2024.