Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea do ta lirojë Aubameyangun

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelseat me të përfunduar sezoni aktual. “Sky Sports” ka njoftuar të enjten se Aubameyang do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi Chelsea ka marrë vendim për t’ia shkëputur kontratën.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, por nuk bën pjesë në planet e klubit. Thuhet se edhe 33-vjeçari është pajtuar me vendimin e Chelseat, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon.

Deri më tani, Aubameyang ka regjistruar 22 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim.

Ai iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij sezoni nga Barcelona, ndërsa në Angli karrierë ka bërë edhe tek Arsenali.

Artikuj të ngjashëm