Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang mund të largohet pas vetëm pak muajve te Chelsea për t’u kthyer në futbollin spanjoll. “The Sun” ka bërë të ditur të mërkurën se interesim për Aubameyangun kanë shprehur Barcelona dhe Atletico Madridi.
33-vjeçari ishte pjesë e Barcelonës, por u largua nga ekipi spanjoll pas vetëm gjashtë muajve për t’iu bashkuar Chelseat. Ai te Barça po shihet si zëvendësim ideal për holandezin Memphis Depay, ndërsa Atletico po e sheh si zëvendës të portugezit Joao Felix.
Aubameyang nuk ka pasur minutazhë të madhe këtë edicion te Chelsea dhe mund të huazohet në Spanjë deri në fund të sezonit. Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar tri gola në të gjitha garat.