Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka gjasa të largohet nga skuadra e Chelseat pas vetëm gjashtë muajve në “Stamford Bridge”.
“FootMercato” ka njoftuar të shtunën se Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Mësohet se Parisi po kërkon transferimin e Aubameyangut në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur kontaktet me sulmuesin nga Gaboni.
Aubameyang iu bashkua Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Barcelona, ekip për të cilin luajti prej janarit të këtij viti pasi u largua nga Arsenali.
33-vjeçari ka vetëm një paraqitje në kampionatin anglez dhe PSG-ja është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Aubameyang ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024.