Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Aubameyangun

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang mund të rikthehet në Premier League pas vetëm pak muajve te Barcelona. “The Sun” ka raportuar të enjten, se interesim për Aubameyangun ka shfaqur skuadra e Chelseat.

Londinezët po e shohin 33-vjeçarin si përforcim të duhur, duke pasur parasysh faktin që ka luajtur katër vjet në Angli.

Te Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për ta bindur Barcelonën në lirimin e Aubameyangut, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2025.

Aubameyangu iu bashkua Barçës në fillim të këtij viti si lojtar i lirë dhe shënoi 11 gola në La Liga.

Artikuj të ngjashëm