Klubi nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah, ka konfirmuar të enjten transferimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.
Ish-sulmuesi i Milanit, Dortmundit, Arsenalit, Barcelonës, Chelseat, Marseillet e disa skuadrave tjera franceze, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, shkruan “BBC”.
Aubameyang së fundmi ishte te Marseille në Ligue 1 të Francës, por francezët nuk kanë arritur atë ta bindin të qëndrojë në ekip.
Madje ka pasur edhe takim me trajnerin e Marseillet, Roberto De Zerbi, por Aubameyangu kishte vendosur largimin më herët.
35-vjeçari në edicionin e kaluar pati 30 gola të realizuar e 11 asistime.