Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Adeyemi të mërkurën në Barcelonë për testet mjekësore

Adeyemi

Pas Anthony Gordonit, Karim Adeyemi pritet të jetë transferimi i radhës i skuadrës së Barcelonës. 

Tashmë është arritur marrëveshja mes Barçës dhe Borussia Dortmundit për sulmuesin gjerman. 

Adeyemi do të udhëtojë për në Barcelonë të mërkurën për t’i kryer testet mjekësore dhe për të finalizuar nënshkrimin e kontratës. 

Sulmuesi i krahut do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin katalunjas. 

Sipas raportimeve, trajneri i Barçës, Hansi Flick e ka telefonuar Adeyemin për t’i treguar se e dëshiron në skuadrën e Barcelonës për edicionin e ardhshëm. 

Edhe Asllani ëndërron Barcën, Dortmundi në pritje Futboll 3 o. më parë Asllani ëndërron Barcën, Dortmundi në pritje

24-vjeçari pjesë e “verdhezinjëve” është nga viti 2022 kur u transferua nga Salzburgu për 30 milionë euro. 

Adeyemi me Dortmundin ka zhvilluar 146 ndeshje, derisa ka kontribuar me 36 gola dhe 25 asistime.