Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Barçës me lëvdata për Adeyemin

Karim Adeyemi

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi, shkëlqeu të dielën në miqësoren ndaj Baselit. 

Barça e fitoi miqësoren ndaj Baselit me rezultatin 5:2. 

Adeyemi realizoi golin e parë me fanellën e gjigantit katalunjas. Ai e regjistroi edhe një asistim. 

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka vlerësuar se Adeyemi po bën hapa të rëndësishëm në garën për një vend në formacionin startues, pavarësisht konkurrencës së fortë në repartin e sulmit. 

“Ai dëshiron të sigurojë një vend në formacionin titullar. Në një repart ofensiv ku konkurrenca do të jetë jashtëzakonisht e fortë, Adeyemi po fiton gradualisht avantazh. Ai ka luajtur mirë si në krahun e djathtë, ashtu edhe në të majtin, dhe ka qenë vendimtar”, ka thënë Flick. 

Edhe Yamal është në rrugën e duhur për t’u bërë trashëgimtari i denjë i Messit Futboll Yamal është në rrugën e duhur për t’u bërë trashëgimtari i denjë i Messit

24-vjeçari iu bashkua Barçës muajin e kaluar nga Borussia Dortmundi për 22 milionë euro. 

Adeyemi me klubin e madh spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.