Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi, shkëlqeu të dielën në miqësoren ndaj Baselit.
Barça e fitoi miqësoren ndaj Baselit me rezultatin 5:2.
Adeyemi realizoi golin e parë me fanellën e gjigantit katalunjas. Ai e regjistroi edhe një asistim.
Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka vlerësuar se Adeyemi po bën hapa të rëndësishëm në garën për një vend në formacionin startues, pavarësisht konkurrencës së fortë në repartin e sulmit.
“Ai dëshiron të sigurojë një vend në formacionin titullar. Në një repart ofensiv ku konkurrenca do të jetë jashtëzakonisht e fortë, Adeyemi po fiton gradualisht avantazh. Ai ka luajtur mirë si në krahun e djathtë, ashtu edhe në të majtin, dhe ka qenë vendimtar”, ka thënë Flick.
такође
Јамал је на добром путу да постане Месијев достојан наследник
24-vjeçari iu bashkua Barçës muajin e kaluar nga Borussia Dortmundi për 22 milionë euro.
Adeyemi me klubin e madh spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.