Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Adeyemi te Barcelona – a do të nxjerrë Flick më të mirën prej tij?

Karim Adeyem

Ndoshta transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona nuk duhet të jetë befasi, edhe nëse zëvendësimi i Lamine Yamalit në krahun e djathtë të sulmit është i pamundur.

Ishte Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, që ia mundësoi Adeyemit debutimin te Gjermania.

Shpresa është që trajneri Flick të mund të nxisë diçka të re te lojtari, potenciali i të cilit ishte i dukshëm për vite me radhë. Por Adeyemi ende nuk ka shpërthyer vërtet. Pra transferimi te Barcelona është mundësi për Adeyemin që të bëhet lojtari që Flick dhe shumë të tjerë kanë dyshuar prej kohësh se mund të jetë, shkruan Sky Sports në një analizë të gjatë.

Ai ishte ende adoleshent në Red Bull Salzburg kur Hansi Flick e ftoi te Gjermania për herë të parë. Adeyemi tani është 24-vjeçar. Duket sikur është gjatë në futboll, pasi i kishte gati 100 ndeshje me Salzburgun edhe para se të transferohej te Borussia Dortmundi në vitin 2022.

Te Lieferingu, që është ekip që i shërben Salzburgut, luajti si 16-vjeçar. Ka pasur shumë momente shkëlqimi në karrierën e Adeyemit. Shpejtësia e tij bie në sy.

Edhe Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona Futboll 1 d. më parë Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Në edicionin debutues të Bundesligës arriti shpejtësi prej 36.65 kilometra në orë, rekord i elitës gjermane.

Shpejtësia i ka rënë pak, por ai edhe më pas ishte prej më të shpejtëve në Bundesligë. Sky Sports shkruan se Adeyemi nuk ka arritur të zhvillohet përtej “lojtarit me ndikim te Dortmundi”.

Pos momente pozitive, ka pasur edhe kritika për lojtarin anësor. Është vënë në dyshim edhe mentaliteti i tij.

Te Dortmundi, Adeyemi ka pasur vazhdimisht mbështetje. Ishte goxha i dashur nga trajnerët.

Hansi Flick është i vetëdijshëm për të gjitha këto. Ka besuar gjithnjë në talentin e tij dhe e ka mbështetur Adeyemin. Prandaj është lëvizje e mirë për lojtarin. Po për Barcelonën?

Edhe Adeyemi të mërkurën në Barcelonë për testet mjekësore Futboll 1 j. më parë Adeyemi të mërkurën në Barcelonë për testet mjekësore

Mund të duket jo e duhur duke pasur parasysh nivelin e klubit. Megjithatë pritjet mund të jenë pak më të ulëta. Te Dortmundi kishte një lloj zhgënjimi që Adeyemi nuk u shndërrua në lojtarin yll të ekipit. Dhe në “Camp Nou” kjo qartë nuk është detyra e tij. Barçës po ashtu nuk i duhet lojtar që ta udhëheqë sulmin. Nuk vuan për gola. I duhet një lojtar që mund të ndikojë kur të aktivizohet nga stoli, të mbulojë pozita të ndryshme, të japë kontribut.

Adeyemi luan në të dy krahët, por edhe në qendër. Dhe sigurisht që do të ketë minuta për të.

Sky Sports shkruan se roli i tij mund të jetë vërtet i rëndësishëm për Barcelonën.

Lamine Yamalit mund t’i duhet kohë për pushim, sidomos pasi shkoi deri në fund të Botërorit me Spanjën. Adeyemi nuk u ftua nga Gjermania dhe kjo është mundësi që Flick ta shfrytëzojë kur dhe ku të mundet.

Edhe Dëshira e Loredanës për një qytet më të madh evropian shtyn Adeyemin drejt largimit nga Dortmundi Showbiz 7 muaj më parë Dëshira e Loredanës për një qytet më të madh evropian shtyn Adeyemin drejt largimit nga Dortmundi

Barcelona luan duke u bazuar në posedim të topit, por trajnerit gjerman i duhet edhe shpejtësi. Përmes saj shkatërron kundërshtarët. Dhe Adeyemit i përshtatet ky stil i lojës.

Qartë se Adeyemi është në udhëkryq të karrierës. Me trajnerin e duhur, në klubin e duhur, kulmi i këtij futbollisti mund të mos ketë arritur ende.