Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cazorla lë zyrtarisht Arsenalin

Arsenali ka njoftuar se mesfushori Santi Cazorla është larguar zyrtarisht nga klubi, pas gjashtë vjetësh.

Spanjolli ka pasur 180 paraqitje për “Topçinjtë” dhe ka shënuar 29 gola në të gjitha garat. Ai ka fituar dy Kupa FA dhe dy tituj të Community Shields.

Cazorla s’është paraqitur për Arsenalin që nga tetori i vitit 2016 pas lëndimeve të njëpasnjëshme.

Artikuj të ngjashëm