Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsdale do të largohet nga Arsenali

Portieri Aaron Ramsdale do të largohet nga skuadra e Arsenalit me të përfunduar edicioni aktual. “The Sun” shkruan se 25-vjeçari ka kërkuar largimin nga Arsenali dhe klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje verën tjetër.

Ramsdale e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e portierit David Raya dhe për këtë arsye nuk dëshiron të jetë pjesë e ekipit nga Londra pas përfundimit të këtij edicioni.

Ai ka regjistruar 6 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, ndërsa tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Chelseat. Ramsdale në vitin 2021 iu bashkua Arsenalit dhe ka kontratë me këtë skuadër deri në verën e vitit 2026.