Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali arrin marrëveshje me Brentfordin për Rayan

Portieri David Raya do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit për edicionin 2023/24. Mediumet britanike, kanë raportuar të martën se Arsenali ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e Rayas.

Bëhet e ditur se Arsenali do të paguajë 35 milionë euro për Rayan, i cili këtë javë do ti kryejë kontrollimet mjekësore dhe do të prezantohet te skuadra e trajnerit Mikel Arteta. Spanjolli Raya me Arsenalin do të firmosë kontratë deri në vitin 2028 dhe do të konkurrojë me Aaron Ramsdalen për vendin e titullarit.

25-vjeçari edicionin e shkuar pati paraqitje të mira në Premier League dhe ishte ndër portierët më të vlerësuar në Angli. Ai regjistroi 38 paraqitje kampionale për Brentfordin, ekip për të cilin luajti prej vitit 2019.