Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Raya do t’i bashkohet Tottenhamit

Portieri David Raya do të largohet nga Brentfordi për t’iu bashkuar skuadrës së Tottenhamit. “Daily Mail” ka njoftuar se Raya do të jetë portieri i parë i Tottenhamit prej edicionit të ardhshëm, pasi palët tashmë kanë arritur marrëveshjen.

Tottenhami po negocion me Brentfordin përpara se ta zyrtarizojë Rayan, për të cilin pritet të paguajë rreth 30 milionë euro.

Raya te Tottenhami do ta zëvendësojë francezin Hugo Lloris dhe me ekipin londinez do të firmosë kontratë katërvjeçare. 27-vjeçari ishte pjesë e Brentfordit prej vitit 2019 dhe edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira në Premier League, ku ka regjistruar 38 ndeshje.

Raya ka edhe dy ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Spanjës.